Rishikimi i buxhetit, shkurtohen me 20 mln USD fondet për shëndetësinë

Në aktin normativ të datës 11 dhjetor të këtij viti qeveria uli tavanin e shpenzimeve buxhetore për ministritë dhe institucionet e tjera publike në masën 0.9 %.

Ministria e Shendetesise 1Shkurtimet më të mëdha në vlerë absolute u aplikuan ndaj Ministrisë së Shëndetësisë me 20 milionë dollarë më pak apo tkurrje prej 7.5%. Që nga fillimi i vitit, buxheti dedikuar shëndetësisë është shkurtuar me 13%. Në buxhetin fillestar fondet për ministrinë e Shëndetësisë ishin planifikuar 34.5 miliardë lekë, në rishikimin e gushtit fondi ra me 32.3 miliardë lekë dhe me rishikimin e dhjetorit fondi ra në 29.9 miliardë lekë.

Qeveria qendrore shkurtoi me 2.5 miliardë lekë shpenzimet e saj për t’i adresuar ato tek pushteti vendor, ndërsa fondet për ekzekutivin janë rishikuar me ulje.

Ulja e fondeve është aplikuar ndaj aparatit të Kryeministrisë me 14% dhe ndaj Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me -22 %. Shkurtime janë bërë edhe ndaj fondit të Ministrisë së Financave me mbi 7% . Shkurtimet janë bërë edhe ndaj institucioneve të pavarura, të tilla si Kontrolli i Lartë i Shtetit, fondet e të cilit u shkurtuan me 8%.

Shtesë ka përfituar vetëm Ministria e Transportit, fondet e së cilës u rritën, me rishikimin e dhjetorit, me 3.1%, apo me mbi 1 miliardë lekë./Monitor

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë