Dy kupa (gota uji), miell integral
1 kupë ujë të ngrohtë
2 lugë të vogla sheqer kaf
2 1/2 lugë të vogla maja “bio” (e gjeni te Edesia)
2 lugë kripë
2 lugë të vogla vaj ulliri
Përgatitja:
Përzieni 3/4 e ujit me majanë dhe sheqerin. E lini 5min.
Në një tas të madh përzieni miellin, kripën, vajin. I shtoni ujin me majanë. E punoni brumin rreth 10min. E lini të vijë rreth 30min në një vend të ngrohtë. Më pas, ndani 6 copa dhe formoni pite me pec. I piqni në tigan me pak vaj ulliri.
Për gjizën:
100gr gjizë
1 hudhër
3-4 kaperi
Pak domate të tharë
Pak lëkurë limoni
Vaj ulliri
Shtypni hudhrën, kaperin, domatet, limonin dhe vajin që të bëhen si pure. Me pas i përzieni me gjizën!
Ju bëftë mirë!/Blerina Bombaj, dietologe


