Disa receta me mjaltë kundër ftohjes, hipertensionit, kallove, dhimbjes së dhëmbit

Mjalti njihet dhe si nektari i perëndive. Ai është një nga elementet më kryesore në shëndetin e njeriut. Avantazhet e mjaltit tashmë janë të njohura në të gjitha vendet. Por ja si mund të luftoni sëmundjet me mjaltin:

karafil dhe mjaltePër ftohje: Mjalti me limon ndihmon shumë për personat që ftohen. Nëse i konsumoni të dyja bashkë do të shihni efekte të jashtëzakonshme.

Mirëqenien e përgjithshme: Një recetë tjetër që përmirëson shëndetin është mjalti me kanellë. Kjo përbërje ndihmon në luftën kundër hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Për dhimbje dhëmbi: Mjaltë dhe karafil. Përzierje ideale, e cila ndihmon në shkatërrimin e mikrobeve që mund të kontribuojnë për një infeksion.

Për thembrat e plasaritura: Të gjithë njerëzit që kanë probleme me thembrat, mjalti mund t’u vijë në ndihmë. Përgatisni një përzierje me mjaltë, qumësht dhe portokall. Efekti është i sigurtë.

Për lëkurë të thatë: Kombinoni sheqerin kaf me mjaltin. Kjo masë shërben për skrab dhe e pastron shumë lëkurën.

Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura