Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Shumica e njerëzve kanë dhjamë në zonën e barkut dhe shpesh përpiqen të gjejnë mënyra efektive për ta eliminuar atë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve rezultatet nuk janë të kënaqshme.
Ka dy lloje të yndyrës, të bardhë dhe kafe. Për të eliminuar yndyrën, është shumë e rëndësishme të dini dallimin në mes të dyjave.
Indi dhjamor i bardhë është një shtresë e hollë e dukshme në stomak dhe në kofshë. Ky ind yndyror vepron si izolant termik dhe mban një temperaturë të qëndrueshme trupit.
Megjithatë, sipas një hulumtimi të ri, temperaturat e ftohta mund të eliminojnë qelizat e yndyrës. Domethënë, ekspozimi i zgjatur ndaj të ftohtit inkurajon konvertimin e yndyrës të bardhë në yndyrë ngjyrë kafe të indit dhjamor e cila ndihmon në humbjen e peshës.
Rrjedhimisht, studiuesit rekomandojnë që gjatë muajve të dimrit të ulim temperaturën në dhomë rreth një gradë më pak, për disa orë në ditë.
Në dimër, temperatura tek shumicat e shtëpive shkon deri në 21 ° C (69.8 ° F), por universiteti “Maastricht Qendra Mjekësore Universitare” rekomandon uljen e temperaturës në 17 – 15 ° C për disa orë.
Për më tepër, një tjetër studim u krye mbi një grup njerëzish, që flinin në dhomë me temperaturë prej 18 ° C. Pas 4 javësh gjumi në këtë temperaturë, ata pothuajse dyfishuan sasinë e indit dhjamor kaf dhe dogjën më shumë kalori.
Burimi: http://goodmorningcenter.com/


