Deputeti Ndocaj në spitalin e Lezhës: Kushte skandaloze, mjekët të alkoolizuar

Donjeta Zeqa

Pas arrestimit të infermierit në Spitalin Rajonal të Lezhës për shpërdorim detyre, deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj, ka bërë një vizitë në këtë spital.

ndocaj

Megjithëse i përket forcës së majtë, Ndocaj nuk ka përtuar të shkruajë në faqen e tij në “Facebook” lidhur me gjithë problemet që ka spitali i Lezhës.

Dyshekë 20-vjeçarë të pa larë asnjëherë. Mund t`i shikoni edhe në foto. Në ato dyshekë duhet të shtrohen fëmijët. Imagjinoni pak sikur fëmijët tanë të shtrohen aty. Në ato kushte i gjetëm fëmijët që presin të shërohen. 
-Serumet dhe shiringat që mblidhen e hidhen, por janë perdorin disa herë. Për më tepër keni edhe foto.
-Prindërit apo nënat marrin bombula gazi e blejnë vetë qumështin për të ushqyer fëmijët e tyre. Krejt jashtë çdo lloje norme të ushqyeri si dhe të sigurisë.
Pastertia linte shumë për të dëshiruar. Pra, normat e higjenes. Nënat i lajnë me dorë vetë rrobat e fëmijëve dhe i vëndosin në ballkone për t’i tharë”,
shkruan Ndocaj në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu deputeti ka akuzuar mjekët e Pavionit të Infektivit duke thënë se ka zëra këta mjekë largohen nga pavioni pas orës 11 dhe konsumojnë alkool.

Për spitalin e Lezhës ka zera se mjekët i gjen në kafene dhe pas orës 11 të drekës nuk përjashtohet mundësia të kenë edhe doza të forta alkooli.
Po ashtu, nuk mungojnë edhe raste të mungesës profesionale me pasoja të rënda. Ministri i Shëndetësisë duhet të ndërhyjë për të ndryshuar situaten në Spitalin Rajonal të Lezhës para se të jetë vonë,”
përfundon Eduart Ndocaj. 

ndocaj3 ndocaj4 ndocaj5 ndocaj6 ndocaj7 ndocaj8 ndocja 2

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë