Kurimi me tinguj muzikorë, ja diçka që nuk e dini

Që nga kohët më të vjetra (antike) arti i tingujve ka qenë njohur si një mjet kurues. Mjekët aziatikë e rekomandonin gjatë operacioneve në personat e kafshuar nga gjarpërinjtë helmues. Në vitin 1304 është përshkruar kontesha e Artois, e sëmurë shumë rëndë, e cila u përmirësua duke dëgjuar muzikën e harpës për tetë ditë me radhë.

muziko terapiNë këtë moment natyrshëm lind pyetja: a përbën dëgimi i muzikës, luajtja e muzikës, ose të dyja së bashku gjëra që nuk mund të na ndihmojnë? Pohojmë se raporti njeri-tingull nuk është i njëanshëm e duhet marrë në konsideratë në favor të tij. Deri tani rezultate me interes të madh janë regjistruar në fushën e  disa çrregullimeve të karakterit personal, në pacientët me moshë të re në rastet e dobësimit të dëgjimit ose të vështirësive në të folur (hipokauzi-dobësim i dëgjimit, disfazi-çrregullim i të folurit, dizartri – të meta në artikulimin e fjalëve, belbëzim etj).

Muzikoterapia është përdorur me veçoritë e saj të aplikuara në ndihmë të teknikave drejtshqiptimore, logo pedagogjike, fizioterapeutike riedukative. Vibracionet e tingullit, të prodhuara sipas një metode të përcaktuar të kësaj disipline, janë në gjendje të paktën të sjellin efekte të dobishme. Në fakt, siç është treguar gjerësisht edhe në jetën (koshiencën) e kafshëve, tingujt janë gjendje të ndjekin (pasojnë) një fazë ekuilibri në jetën e brendshme.

Eksperimente të kësaj larmie janë praktikuar në shkallë të gjerë në disa ndërrmarje moderne bujqësore  dhe tek kafshët (për shembull, në prodhimin e qumështit e të vezëve) rezultatet ishin të dobishme./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti