Dhuna seksuale dhe të gjitha format e traumave seksuale konsiderohen ndër krimet më të rënda dhe janë plagë jo vetëm e shoqërisë sonë, por e çdo shoqërie në mbarë botën. Dhuna seksuale nuk është vetëm dhunë që prek trupin, por edhe shpirtin, dinjitetin dhe integritetin e personave që bien viktimë e saj. Në shumicën e rasteve viktimat e dhunës seksuale, për të mos mbajtur “mbi supe” damkën e turpit, preferojnë të heshtin e të jetojnë gjithë jetën me një plagë në shpirt. Heshtin sepse paragjykimi ndaj tyre fillon që brenda familjes,rrethit shoqëror për të kaluar më pas tek e gjithë shoqëria, të cilët edhe në raste të tilla fatkeqësie sërish drejtojnë sytë mbi viktimën.Por krimi në fjalë bëhët edhe më i shëmtuar kur në të përfshihen dhe fëmijët, një pjesë e madhe e rasteve të cilat nuk denoncohen për vetë faktin se nuk janë në gjendje ta kuptojnë situatën apo të mbrojnë veten.
Në Shqipëri të flasësh për statistika të dhunës seksuale, është ende luks. Por për të njohur më nga afër fytyrën e krimeve seksuale, na ndihmon eksperti mjeko-ligjor Admir Sinamati. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shëndet +”, ai rrëfen se si ekspertimi mjeko-ligjor në rastet e dhunës seksuale është e vetmja mënyrë e cila jep një zgjidhje të drejtë dhe shkencore çështjeve të tilla, duke iu ardhur në ndihmë në marrjen e vendimeve përkatëse edhe organeve të drejtësisë.
Doktor, për çfarë shërben ekspertimi mjeko-ligjor i të dëmtuarve në krimet seksuale dhe pse është i rëndësishëm të realizohet ky ekspertim?
Në legjislacionin penal dhe në praktikën hetimore-gjyqësore të vendit tonë, ekspertimi mjeko-ligjor në fushën e krimeve seksualeluan një rol tëveçantë, sepse ndihmon shpesh herë nëcilësimin e drejtë dhe sidomos në provueshmërinëtë një kategorie veprash me rrezikshmëri shoqërore të theksuar të parashikuara në nenet 100 – 108 të Kodit Penal.
Krimet seksuale në përgjithësi dhe dhunimi seksual nëveçanti,paraqesin një figurë kriminale klasike, qëkarakterizohen me një larmi mpleksjesh veprimi e kundërveprimi fizik e psikologjik, me një ndërthurje situatash psiko-emocionale, etike e shoqërore midis të pandehurit dhe të dëmtuarës.
Në këtë drejtim praktika jonë hetimore dhe gjyqësore, si dhe ekspertimi mjeko-ligjor,sa vjen dhe po i kushton një interes më të madh luftës kundër këtij lloj kriminaliteti, sidomos të trajtimit ligjor,psikologjik dhe mjeko-social të këtyre viktimave.
Prova e dhunimit seksual bazohet në konstatimin e dëmtimeve qofshin këto trupore apo psikike-psikologjike.
Nga përmbajtja e dispozitave të mësipërme del se objekt i drejtpërdrejtë i krimit janë ato marrëdhënie shoqërore të rëndësishme që sigurojnë të drejtën e lirisë (paprekshmërisë) seksuale tëpersonit që nuk ka mbushur moshën 14 vjeç, qënuk kanë arritur pjekurinë seksuale (të miturat) ose që i kanë arritur këto parametra (për të rriturat).
Në këtë drejtim legjislacioni ynë penal i merr në mbrojtje tëveçantë, sidomos të miturit, duke sanksionuar masa tepër të rrepta kundër atyre që i kryejnë këto veprime.Eksperimentimi mjeko-ligjorështë i rëndësishëm sepse ka për qëllim t’u japë zgjidhje të drejtë e shkencore mjaft çështjeve tëveçanta. Ky ekspertim në të gjitha rastet duhet të realizohet nga ekspertë mjeko-ligjorë të kualifikuar duke i thirrur si konsulentë.Në raste tëveçanta e të vështira,thirren gjithashtu edhe mjekëobstetër-gjinekologë, kirurgë,pediatër,endokrinologë etj. tëcilët sëbashku japin mendimin profesional në komision.
Cilat janë rastet e dhunës seksuale që mund të kërkohet ekspertimi mjeko-ligjor?
Të gjitha rastet e dhunimeve seksuale ose të gjitha rastet që dyshohen si të tilla, duhet të kërkohet detyrimisht ekspertimi mjeko-ligjor. Gjithashtu, kur është e mundur mund të kërkohet edhe ekzaminimi i te pandehurit ose i një personi që dyshohet se mund të jetë autor i krimit.
Po përsa i takon marrëdhënieve heteroseksuale dhe homoseksuale me dhunë tek të rriturit, a konsiderohen si krime?
Neni 102 dhe 102/a te KP i konsideron si krime edhe marrëdhëniet hetero dhe homoseksuale me një të rritur (femër ose mashkull) kundër vullnetit të tyre ,duke përdorur dhunën ose duke përfituar nga pazotësia e tyre për t’u mbrojtur.
Duke iu referuar rasteve konkrete të dhunës seksuale në vendin tonë, a drejtohen ato pranë jush në momentin e duhur?
Sipas praktikës sonë mjeko-ligjore,pjesa më e madhe e kallëzimeve nga të dëmtuarat bëhen brenda 48 orëve të para pas krimit (68.7%), ndërsa pjesa tjetër në një kohëpas kësaj periudhe e cila shkon nga disa javë deri në disa muaj.
Femrat shqiptare i drejtohen gjithmonë Institutit të Mjekësisë Ligjore në raste abuzimi seksual?
Për vetë natyrën traumatizuese dhe poshtëruese që ka ky lloj krimi ndaj personalitetit të femrës, i detyron që nëmjaft raste ato të hezitojnë dhe të mos kallëzojnë menjëherë krimin për të mos u marrë vesh nga familja apo publiku.
Në disa raste ato janë të detyruara ta denoncojnë edhe për shkak të shtatzënisë që ato kanë konstatuar disa muaj pas kryerjes së krimit.
Dhunimet fizike,si shenja karakteristike të veprimit të dhunës seksuale, konstatohen në ¾ e rasteve të përdhunimeve.
Në çfarë formash shfaqet dhuna në krimin e marrëdhënies seksuale?
Dhuna në krimin e marrëdhënies seksuale shfaqet si në planin fizik,ashtu dhe në atë psikologjik dhe të dyja së bashku mund të jenë të një çasti ose të zgjatura.
Nëse është përdorur ose jo dhunë në kryerjen e marredhënies seksuale,kjo është njëçështje fakti që zgjidhet në çdo rast konkret dhe në bazë të hetimit të gjithanshëm të provave dhe rrethanave tëçështjes.Këtu veçanërisht një rëndësi të madhe luan ekspertimi mjeko-ligjor,i cili konsiston në ekzaminimin në tërësi dhe që në fillim të të dëmtuarës, të provave materiale që lidhen me krimin dhe ndonjëherë dhe të autorit ose personit që dyshohet si i tillë. Ekspertimi mjeko-ligjor duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse vonesa në këtë drejtim e vështirëson shumë hetimin e çështjes.
Dhuna fizike shprehet nëpërmjet rrahjes ose plagosjes duke shkaktuar cenime anatomike ose funksionale të organizmit të të dëmtuarës, si: mavijosje, plagë, ndjenjë dhimjeje, humbje të vetëdijes etj.Karakteristikat e dëmtimeve dhe lokalizimi i tyre ndryshon në lidhje me marrëdhëniet seksuale të kryera nga një i pandehur nga ato me një grup të pandehurish. Në rastin e parë ka dëmtime brerëse të zakonshme (plagë, mavijosje, gërvishtje etj).
Kur është fjala për një marrëdhënie seksuale në grup të kryer nga dy të pandehur ose më shumë, dëmtimet shkaktohen sidomos nga mbajtja e katër gjymtyrëve.
“Në një rast të praktikës mjeko-ligjore një vajzë 20-vjeçare, në orët e mesditës u takua rastësisht me një të njohurin e sajdhe me propozimin e tij shkuan te shtëpia e këtij të fundit për të marrë një libër që ai ia kishte premtuar.Në mirëbesimvajza pranoi të futet brenda në shtëpi, ku i pandehuri e tërhoqi me forcë në një dhomë,e shtriu në një divan dhe pas një përleshje me vajzën që kundërshtonte, arriti të kryente bashkimin seksual. Pas denoncimit të bërë,policia ndaloi të pandehurin dhe prokuroria filloi hetimin e rastit. Gjatë ekzaminimit të të dëmtuarës u konstatuan ,disa ekomoza të rrumbullakta në krahun e majtë, si dhe shumë gërvishtje dhe dërmishtje në pjesët e brendshme të kofshëve dhe gjunjëve. Nga ana tjetër, u bë edhe ekzaminimi i të pandehurit,ku në faqen e majtë të fytyrës u dalluan dy gërvishtje. I ndodhur përpara këtyre provave, i pandehuri pranoi fajësinë e tij.
Dhuna psikologjike që shprehet me anën e kanosjes, zakonisht i paraprin dhunës fizike. Në rrethanat e këtij krimi në pjesën më të madhe të viktimave në plan të parë qëndrojnë trauma akute psikike (veçanërisht gjendja e stresit para traumës) e shoqëruar me një ndjenjë ankthi e frike, si dhe rënie emocionale. Në këto kushte, me një dhunë fizike minimale i pandehuri arrin të kryejë përdhunimin.
Nga ana mjeko-ligjore, shenjat e dhunës janë një provë e domosdoshme, por jo absolutisht e mjaftueshme për të vërtetuar krimin, sepse në një mënyrë ose në një tjetër, e dëmtuara e modelon ngjarjen sidomos nga pësimi i traumës psikike. Është e këshillueshme që njëkohësisht me ekzaminimin mjeko-ligjor të trupit të të dëmtuarës të kryhet dhe ekzaminimi neuropsikik i saj. Në shumicën e rasteve viktimat pas ngjarjes së dhunës seksuale bien në kontakt të parë me personelin mjekësor.
Komunikimi i personelit me të dëmtuarën duhet të jetë i ngrohtë dhe miqësor. Duhet patur kujdes që gjatë vizitës të mos i krijohet kësaj të fundit dyshime se “a ka ndodhur me të vërtetë ashtu siç e tregon ngjarjen?!” Viktimat e këtyre rasteve janë shumë të vëmendshme dhe vëzhguese ndaj ndonjë pyetje apo veprimi pa takt të personelit mjekësor, që mund të sjellë për pasojë një reagim të papërshtatshëm nga ana e tyre.
Po në raste të personave të pazotë?
Sigurisht, ka dhe raste të tilla. Marrëdhënia seksuale konsiderohet si krim edhe atëherë kur ajo është kryer duke përfituar nga pazotësia e të dëmtuarës për t’u mbrojtur. Me pazotësi për t’u mbrojturkuptohet gjendja e veçantë si rrjedhim i humbjes apo të errësimit të vetëdijes si dhe të ndonjë të mete fizike ose mendore të të dëmtuarës. Në këtë gjendje ajo objektivisht nuk ka mundësi të mbrohet nga autori i krimit,i cili,duke përfituar nga kjo rrethanë, tenton ose arrin të kryejë bashkimin seksual. Kështu ndodh kur e dëmtuaraështë në gjendje të sëmurë rëndë,në gjumë,gjatë një krize epileptike ose histerike, e hipnotizuar, kur vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë psikike, me të meta të theksuara mendore etj. Mirëpo pazotësia e të dëmtuarës për t’u mbrojtur mund të shkaktohet dhe nga vetë autori i krimit në mënyra të ndryshme, si: me anë të dehjes, me anëtë hipnozës, të dhënies së lëndëve narkotike etj.

				