Ja çfarë t’i shtoni kafes së mëngjesit për të humbur peshë

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Nëse jeni fans i kafes dhe zakonisht e filloni ditën me një filxhan nga kjo pije e nxehtë, atëherë, kjo recetë që ju sugjerojmë është përfektja për ju. Kjo recetë do të do të rrisë ndjeshëm mirëfunksionimin e metabolizmit tuaj si dhe do t’ju ndihmojë të humbisni disa kile.

kafePërbërësit:

  • 3/4 filxhan vaj kokosi
  • 1 lugë çaji pluhur kanellë
  • 1/2 filxhan mjaltë e papërpunuar
  • 1 lugë çaji pluhur kakao

Raportet për këtë recetë mund të rregullohen sipas shijes suaj, kështu që, në rast se ju nuk e pini kafen të ëmbël, mund ta anashkaloni mjaltin.

Metoda e përgatitjes:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosini në një kavanoz qelqi. Ndërsa kafja është ende e nxehtë, shtoni 1-2 lugë kafe nga kjo përzierje në të.

Një studim ka gjetur se konsumimi i 1 deri 2 lugë të mesme vaj i kokosit, në ditë rrit shpenzimin e energjive me 5%, e cila arrin në 120 kalori në ditë për një person mesatar.

Burimi: supertastyrecipes.com

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?