Ethet, cilat janë efektet anësore dhe si trajtohen

Për gazetën “Shëndet+” përgjigjet mjeku Gentian Stroni, infeksionist pranë QSUT-së

Efektet anësore të etheve janë:

Delirium. Është një gjendje konfuzioni, shpesh me axhitim. Është më e shpeshtë në fëmijë edhe në mosha të mëdha, shfaqet kur temperatura është e lartë, veçanërisht natën. Megjithatë disa herë kjo shkaktohet direkt nga procesi i sëmundjes (toksemia ose infeksione cerebrale), të cilat kurohen thjesht me uljen e temperaturës.

etheKonvulsionet afebrile. Shfaqen në fëmijë midis moshës 6 muaj deri në 6 vjeç. Ato mund të jenë shenja të një epilepsie të vërtetë dhe shpesh ndërpriten kur fëmija arrin moshën 4-6 vjeç. Konvulsionet më shpesh ndodhin kur temperatura është në rritje.

Trajtimi i ethes dhe komplikacioneve

Ethet duhet të trajtohen në varësi të rastit për të evituar pikërisht efektet anësore ose efekte të tjera që lidhen me moshën dhe gjendjen e pacientit (në të sëmurët me moshë të madhe ose kardiopati). Në persona të cilët kanë probleme me ushqyerjen apo janë dehidruar, qoftë edhe si pasojë e djersitjes së theksuar apo humbjes së lëngjeve, vendoset dominimi i ethes.

Për trajtimin e ethes përdoren metoda fizike dhe medikamentoze.

Kompresat e ndryshme me solucione , por më shpesh me ujë japin rezultate në uljen e temperaturave. Antipiretikët përbëjnë grupin medikamentoz efektiv për për dominimin e ethes. Më të përdorshmit janë paracetamoli dhe aspirina. Në përdorimin e tyre duhet pasur parasysh se aspirina mund të shoqërohet me sindromën Rey, i cili është një komplikacion hepatit dhe i sistemit nervor qendror, që mund të vërehet gjatë infeksioneve kryesisht nga virusi i gripit, por edhe nga viruse të tjerë. Për këtë arsye aspirina nuk rekomandohet në fëmijët e moshës nën 12 vjeç. Paracetamoli është zgjedhja më e mirë për mjekimin e ethes tek fëmijët.

Përdorimi i antibiotikëve në infeksione bën të mundur uljen e temperaturës, por duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut. Konvulsionet mund të zhduken me uljen e temperaturës së trupit. Mjafton një dozë lorazepam ose diazepam për të parandaluar ataket e tjera gjatë një sëmundje të shpejtë.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?