Bukuria e tmerrshme e kirurgjisë së trurit: në Shqipëri

Denisa Canameti, “Shëndet+”

“Njeriu është i vogël, jeta është e madhe”. Kjo është ndjesia që i la Karl Ove Knausgård zëri i ardhur nga xhamia në Tiranë, që u bën thirrje besimtarëve myslimanë për faljen e mbrëmjes. Shkrimtari i njohur norvegjez solli për lexuesit e prestigjiozes “New York Times” një udhëtim nëpër trurin njerëzor që të bën të mbash frymën pezull deri në përfundim të tij. Një realitet mjekësor që ndodh te ai vendi “i vogël”: Shqipëri.

transplant operacion kirurgjiShqipëria nën optikën e Karlit identifikohet me historinë e saj 25-vjeçare. “Shqipëria ishte ndër shtetet e fundit komuniste në botë, e cila u izolua nga bota, si Koreja e Veriut sot”, shkruan ai, teksa thotë se shkak për mbërritjen e tij në Shqipëri është kirurgu shumë i njohur Henri Marsh (Henry Marsh), i cili në gusht kreu në vendin tonë dy ndërhyrje kirurgjikale në tru bashkë me profesor Mentor Petrelën dhe stafin e tij, ndërhyrje që u realizuan ndërsa pacienti ishte zgjuar.

“Marsh ishte në Tiranë për të demonstruar një procedurë kirurgjikale që nuk ishte kryer kurrë në Shqipëri. Procedura përdoret për të hequr një lloj tumor të trurit që duket si truri vetë. Tumore të tilla janë më të zakonshme te të rinjtë, dhe nuk ka shërim për to. Pa kirurgji, 50 për qind e pacientëve vdesin brenda pesë viteve; 80 për qind brenda 10 vjetësh. Një operacion zgjat jetën e tyre nga 10 deri në 20 vjet, ndonjëherë më shumë. Në mënyrë që kirurgët të jenë në gjendje të bëjnë dallimin midis tumorit dhe indeve të shëndetshme të trurit, pacienti është mbajtur zgjuar gjatë operacionit. Gjatë procedurës truri është stimuluar me një sondë elektrike, në mënyrë që kirurgët të mund të shohim nëse dhe si pacienti reagon. Ekipi në Shqipëri kishte qenë duke u përgatitur për gjashtë muaj dhe kishte zgjedhur dy raste që janë veçanërisht e përshtatshme edhe për të demonstruar metodën”.

Karl tregon për eksperiencën e tij në krah të neurokirurgëve, teksa mori pjesë në dy operacione: atë të Ilmi Hasanajt, 33 vjeç, dhe Gjinovefa Mërxirës, 21 vjeçe, të dy me tumor në kokë.

Një rrëfim i rrëqethshëm dhe një vlerësim për një vend të vogël si Shqipëria. Gjatë operacionit, neurokirurgu Marsh shprehet: “Në Angli, tashmë të gjithë do të ishin duke biseduar. Është si një mënyrë qetësuese. Ndërkohë, këtu në Shqipëri kultura është ndryshe. Është më shumë vertikale. Në Londër është horizontale. Ah, kjo qetësi kishe!”.

Një ndërthyrje mes ankthit të një jete që mbahet “në duar” dhe një kulture krejt ndryshe, novelisti i njohur sjell përpara lexuesve një anë krejt të panjohur të Shqipërisë.

Gjithkush mund ta shijojë atë më poshtë:

http://www.nytimes.com/2016/01/03/magazine/karl-ove-knausgaard-on-the-terrible-beauty-of-brain-surgery.html?mwrsm=Email&_r=0

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?