Disa metoda alternative për të kuruar dhimbjet e fytit

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

ngjirja karton fytiDhimbjet e fytit shkaktohen nga një infeksion i cili sjell dhimbje dhe skuqje të tij. Kjo gjendje shkaktohet nga bakteret Streptokokus. Infeksionet e fytit janë më të zakonshme tek fëmijët trembëdhjetë vjeç dhe të rinjtë.

Ja cilat janë zgjidhjet më të mira natyrore për të zbutur dhimbjen, inflamacionin, dhe për të eliminuar bakteret nga fyti!

Spec i kuq: Kjo erëz është bërë e famshme në Amerikën Jugore dhe Qendrore, ajo bën pjesë në familjen e perimeve. Rekomandohet të përdoret për të masazhuar lëkurën rreth fytit për të lehtësuar dhimbjet e fytit dhe për të zbutur nyjet limfatike në qafë. Përzieni 1 lugë çaji piper të kuq me një gjysmë gotë vaj (të tillë si vaj kokosi ose vaj ulliri). Ky krem i përfituar është i mirë kundër dhimbjes,  shërben gjithashtu si antibakterial dhe  anti-inflamator.

Qepë dhe hudhër: qepa dhe hudhra janë cilësuar si antibakterialë dhe anti-inflamatorë që në kohët e hershme. Për rezultate të mira, si dhe për të eliminuar shijen jo shumë të këndëshme, mund t’i shtoni ato në mjaltë, lëngje frutash dhe çaj.

Mjalti: siç dëshmojnë shumiça e njerëzve, mjalti është tepër efektiv për kurimin e dhimbjeve të fytit. Ilaçi  klasik për dhimbjet e fytit fyt që ndoshta e keni mësuar nga gjyshja juaj është çaj me limon dhe mjaltë.

Burimi:  www.healthyandnaturalëorld.com

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit