Prokuroria ka prerë fletë-thirrjet e para për 20 zyrtarë që do të pyeten në lidhje me koncensionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtorë, shefa sektorësh dhe specialistë që kanë qenë anëtarë të komisioneve të vlerësimit do të pyeten nga Prokuroria.
Gazeta ‘Shqip’ shkruan se dje ka patur një takim mes hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranës, për shkak se hetimet për këtë çështje janë nisur me iniciativë dhe zhvillohen nga të dyja Prokuroritë. Takimi u bë për të bashkërenduar punën dhe të mos ketë veprime të njëjta gjatë hetimeve.
Organi i akuzës synon të zbardhë nëse ka patur aferë korruptive në koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë një vlerë të përbashkët prej 300 mijë Euro. Veç 20 zyrtarëve të cilët do të pyeten ditët në vijim, nuk ka ende një fletë-thirrje për ministrin Beqaj.
Nuk dihet akoma nëse hetuesit do të vendosin që gjatë javëve në vijim të hetimeve do të vendosin për të thirrur të dëshmojë edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili është akuzuar direkt nga opozita në lidhje me këto koncesione./ Syri.net


