Kaosi për kartat e shëndetit, afati për librezat shtyhet deri më 30 prill 2016

Kaosi nëpër të gjitha qendrat shëndetësore në Shqipëri për marrjen e kartave të shëndetit ka bërë që Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor të vendosë shtyrjen e afatit të librezave shëndetësore. Mësohet se tashmë librezat mund të përdoren deri më 30 prill të këtij viti. Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur:

karta“Duke u bazuar në Udhëzimin nr. 33, datë 26.12.2014 “Për Kartën e Shëndetit”, i ndryshuar, afati i pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, do të shtyhet deri më datë 30 Prill 2016. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të përdorin ende Librezën Shëndetësore, deri në pajisen përfundimtare me Kartë Shëndeti.

Vendimi për zgjatjen e afatit të pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, është një masë për të lehtësuar mbingarkesën dhe fluksin që është vënë re së fundi, pavarësisht, se vetëm për periudhën 5-11 Janar 2016, është realizuar shpërndarja e 48 mijë kartave në të gjithë vëndin duke shtuar numrin e sporteleve në Qendrat Shëndetësore, të cilat tashmë punojnë me dy turne dhe me kapacitet të plotë. Ndërkohë, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 700 mijë Karta Shëndeti në të gjithë Shqipërinë për të gjitha kategoritë përfituese të skëmës së sigurimit shëndetësor”./ Blertina Koka, Shëndet+

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?