Nëse keni këto shenja duhet të shqetësoheni, mund t’ju paralajmërojnë për diabet

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

diabetNjerëzit që vuajnë nga diabeti e kanë me rëndësi jetike ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak. Shpesh herë njerëzit që vuajnë nga diabeti nuk i kanë vënë re shenjat e para paralajmëruese të saj. Ja disa nga shenjat e para të diabetit që nuk duhet t’i injoroni:

  • Rritja e ndjesisë së etjes
  • Rritja e ndjesisë së urisë
  • Nevoja e shpeshtë për të urinuar
  • Ndjesia e gojës së thatë
  • Ndjesi lodhje dhe dobësi e vazhdueshme
  • Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme, veçanërisht nëse hani edhe më shumë se më parë
  • Infeksione të shpeshta të traktit urinar
  • Dëmtime që zgjasin shumë për t’u shëruar, përfshirë këtu edhe gërvishtjet e vogla
  • Shikim i paqartë dhe i dobët
  • Ndjesi shpimi gjilpërash tek këmbët.

Është shumë e rëndësishme që të dini dhe të vini re shenjat e para të diabetit sepse është një rrezik serioz për shëndetin. Trajtimi dhe kapja e diabetit që në fazat e hershme mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve të rënda. Gjithashtu, një dietë e shëndetshme dhe aktivitet i rregullt fizik mund të parandalojë zhvillimin e diabetit./ Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet