Dhimbja e fytit zakonisht shkaktohet nga infeksionet bakteriale, dhe ka gjasa që ky problem të japë simptoma si ato të gripit. Ajo krijon vështirësi në të folur dhe bën që të ikë oreksi. Nëse nuk ushqeheni, atëherë e keni më të vështirë për të marrë veten.
Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që mund të konsumoni në rastet kur keni dhimbje fyti.
Bollguri: Një tas me bollgur ndihmon trupin tuaj të fitojë energji, duke ndihmuar kështu edhe në shërimin e fytit. Bollguri është i pasur me fibër, i cili ul kolesterolin dhe pastron stomakun nga toksina.
Supa me pulë: Dihet tashmë se një tas me supë pule të ngrohtë të gatuar në shtëpi i mund të gjitha ilaçet kur bëhet fjalë për t’u shëruar. Veçanërisht, nëse dhimbja e fytit shoqërohet me hundë të zëna, supa ndihmon në lirimin e hundës, duke e bërë më të lehtë frymëmarrjen.
Limoni: Lëngu i limonit ka në përmbajtje vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që shëron në një kohë të shkurtër dhimbjen e fytit, apo çdolloj infeksioni tjetër bakterial.
Banania: Bananet përmbajnë karbohidrate, të cilat e furnizojnë trupin me energjinë e nevojshme për të luftuar infeksionin në fyt. Bananet kanë edhe vitaminë C, lëndë ushqyese që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
Karota: Karota është e pasur me shumë lëndë ushqyese, si për shembull vitamina A dhe C, që ndihmojnë në shërimin e fytit.
Vezë të rrahura: Vezët e rrahura, si me të verdhën, apo pa të, ju bëjnë mirë nëse po përpiqeni për të shëruar fytin. Është një burim proteinash dhe ju ndihmon gjithashtu me inflamacionin.
Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: health.com


