Pezullohen hetimet për koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë

Hetimet e nisura nga Prokuroria për koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë janë pezulluar përkohësisht, pasi nuk është caktuar akoma një prokuror apo grup prokurorësh që të fillojnë kryerjen e veprimeve të para hetimore për koncensionet. Lajmi është bërë i ditur nga ABC News, e cila citon burime të afërta me prokurorinë. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi  para një muaji nisjen e hetimeve mbi iliri 2koncesionet e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për disa akuza: atë të “korrupsionit pasiv”, “shkeljes së barazisë në tendera” dhe “shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim. Ky vendim për nisjen e hetimeve u transferua më pas tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke qenë se ajo është kompetente për hetimin e korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë.

Por pas këtij transferimi, zyrtar të prokurorisë i thanë “ABC News” se “nuk mund të regjistrohet procedimi penal me emër personash, si dhe nuk ka elemente dyshuese se zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv”.

Për këto fakte, burimet thanë se vendimi i nisjes së hetimit u transferua pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila është kompetente për hetimin e veprave penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe “shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim”.

Por, edhe pse kanë kaluar mbi 1 muaj nga nisja e këtij hetimi, dosja ndodhet në zyrën e drejtuesit të Prokurorisë së kryeqytetit, e cila nuk ia ka deleguar ende njësisë së task-forcës relacionin e fillimit të ndjekjes penale.

Nga ana tjetër, burimet thonë se zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla ka caktuar edhe disa detyra për prokurorin që do të marr dosjen në hetim. Në këtë relacion, ndër të tjera, thuhet se me regjistrimin e procedimit penale, të urdhërohet sekuestrimi i praktikave të 3 koncesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë: atë të kontrollit mjekësor falas, siç njihet me emrin “chek-up”-i, që ka një vlerë prej 120 milionë eurosh; procedurat e koncesionit 10 vjeçar të Hemodializës, që ka një vlerë prej 86 milion euro; si dhe koncesionin e fundit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për sterlizimin e instumenteve kirurgjikale, që kap shifrën e 100 milionë eurove.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë