Një libër mjekësor që mbahej i fshehur në bibliotekën “Wellcome Collection” në Londër, tregon pamje të tmerrshme të operacioneve kirurgjikale në shekujt XVII, XVIII dhe XIX.
Edhe pse operacionet kirurgjikale në ditët e sotme përbëjnë rrezik, nuk krahasohen aspak me agoninë që pacientët përjetonin para shekullit XIX, kur të gjitha operacionet (deri para vitit 1846) bëheshin pa anestezi.
Nëse e konsideroni të vështirë punën e një mjeku profesionist para anastezisë, imagjinoni pak sa torturuese duhet të ketë qenë për pacientët.
Doktorët i çanin pacientët, thyenin kockat dhe lidhnin arteriet ndërkohë që pacienti ishte krejtësisht i vetëdijshëm.
Në librin e titulluar “Crucial Interventions”, shkruar nga historiani Richard Barnett, shfaqen vizatime të tmerrshme të operacionit në sy për rregullimin e strabizmit apo procesin e prerjes së gjymtyrëve pa anestezi.
Pjesa më e madhe e pacientëve vdisnin nga shoku pas operacionit, nga humbja e madhe e gjakut ose nga infeksionet. Përqindja e vdekjeve pas operacioneve arriti deri 80% në disa spitale të Londrës.
Shqipëroi për Shëndet+: Blertina Koka
Burimi: Daily Mail






