Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka
E dinit se konsumimi i një hudhre në ditë bën mrekulli në trupin tuaj? Hudhra është një antibiotik natyral, që shkatërron një numër të madh bakteresh. Përdoret shumë në mjekësinë popullore për
shërimin e disa sëmundjeve. Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i hudhrës me stomakun bosh parandalon dhe trajton shumë sëmundje. Hudhra në stomakun bosh bëhet më e fuqishme, sepse bakteret janë të ekspozuara dhe e kanë të pamundur të rezistojnë.
Përdorni hudhër në vend të antibiotikëve
Hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, silikon, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B dhe vajra të domosdoshme. Ajo përmban më shumë se 400 përbërës mineral të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe antioksidues, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.
Kujdes! Jo çdo njeri reagon njësoj kundrejt ushqimeve të caktuara. Duhet që në çdo rast të tregoheni të kujdesshëm, sidomos nëse vuani nga sëmundje kronike. Ne ju këshillojmë që dhe për ushqimet e shëndetshme, si hudhra, të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj!


