Përdorime të mahnitshme të mjaltit për bukurinë

Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

Mjalti nuk përdoret vetëm për të ëmbëlsuar çajin apo ndonjë ushqim tjetër. Ai është i pasur me veti antioksiduese, antiseptike dhe antibakteriale, që ndihmojnë në kujdesin e bukurisë fizike. Çelësi është përdorimi i mjaltit të papërpunuar, sepse kështu i ruan të gjitha vetitë. Lexoni disa nga mënyrat më të mira të përdorimit të mjaltit në fytyrë, trup, sy, madje edhe në flokë.

Në fytyrë

Lufton aknet – Mjalti sulmon bakteret që shkaktojnë puçrra dhe zbut lëkurën. Vendosni pak mjaltë tek puçrrat, lërini ashtu për gati 15-20 minuta, më pas lajeni fytyrën.

Zbardh rrathët e syve – Një lugë mjaltë ndihmon në zbehjen e rrathëve të errët të syve dhe qetëson enjtjet poshtë tyre. Përzieni mjaltë me vaj bajamesh, më pas aplikojeni para se të flini. Lajini sytë në mëngjes.

te mirat mjaltiNë trup

Ul acarimet e rruajtjes – Qetësoni acarimet e shkaktuara nga rruajtja duke lyer me mjaltë pjesën e acaruar. Lahuni pas 10-15 minutash.

Në flokë

U shton shkëlqim – Trajtoni flokët me këtë maskë që u jep shkëlqim flokëve: përzieni  1/2  filxhan mjaltë dhe 1/4 filxhan vaj ulliri. Aplikojeni në flokë nga rrënjët tek majat. Mbajini ashtu për 20 minuta, më pas lajini. Përdoreni këtë maskë një herë në javë.

Zbut – Mjalti i papërpunuar ringjall flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke përzier një lugë gjelle mjaltë me shampon.

Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj