Emri: Vladimir Shyqyriu
Specialiteti: Mjek i përgjithshëm i familjes
Adresa: Qendra Shëndetësore nr.8, ish-Blloku, Tiranë
Telefon: 068 23 12 772
E-mail: shyqyriu_v@yahoo.com
Vladimir Shyqyriu është diplomuar në vitin 1989 për Mjekësi të Përgjithëshme, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.
Menjëherë pas diplomimit nis punë si Mjek i Përgjithshëm dhe njëkohësisht emërohet përgjegjës i Qendrës Shëndetësore Vidhan në Gramsh. (1989-1993), për t’u zhvendosur në vitin 1993 në Libofshë të Fierit ku punoi si mjek i përgjithshëm, mjek familje përgjegjës e drejtor i Qendrës Shëndetësore në intervalin kohor 1993- 2007.
Në vitet 2007-2008 ka qenë Drejtor i Shëndetit Publik në Qarkun e Fierit.
Që nga maji i vitit 2013 punon si mjek i përgjithshëm & familjeje pranë Qendrës Shëndetësore nr. 8 Tiranë.
Gjatë eksperiencës së tij 21-vjeçare në fushën e mjekësisë ai numëron një sërë arritjesh e kualifikimesh.


