Ja cilat janë 4 pikat e trupit që sjellin mirëfunksionim të metabolizmit!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Për mijëra vjet, njerëzit kanë përdorur akupunkturë dhe akupresurë si mënyra alternative për të trajtuar problemet shëndetësore si dhe për të zvogëluar simptomat e sëmundjeve të ndryshme.

Çdo organ është i lidhur me një nga këto pika të trupit. Prandaj, në qoftë se doni të trajtoni një organ të caktuar të trupit dhe të rrisni aktivitetin e tij, keni nevojë për masazh në këto pika.

Fytyra: Nëse masazhoni këtë pikë, do të arrini të rregulloni oreksin dhe të zvogëloni ankthin. Këtë pikë mund ta gjeni vetëm në mes të hundës dhe buzës së sipërme. Masazhojeni atë për 5 minuta, dy herë në ditë.buza9

Krahu: Masazhi i kësaj pike do të sigurojë eliminimin e temperaturës së lartë dhe gjithashtu do të stimulojë mirëfunksionin e zorrëve. Kjo pikë është shumë e rëndësishme, pasi e gjithë energjia e trupit kalon nëpërmjet saj. Ju duhet të masazhoni këtë zonë dy herë apo tri herë në ditë për një minutë.krahu 9

Këmbë: Kjo pikë është quajtur Zu San Li, dhe është përdorur më së shpeshti në akupresurë. Kjo është jashtëzakonisht e dobishme, pasi përveç  rregullimin e problemeve të tretjes, ajo gjithashtu luan rol të rëndësishëm në parandalimin dhe reduktimin e proceseve të tjera inflamatore.kemba 8

Veshi: Masazhi i kësaj pike do t’ ju ndihmojë të përshpejtoni metabolizmin tuaj dhe në këtë mënyrë, ju do të menaxhoni më lehtë kilet e teprta. Masazhojeni butë veshin dhe ushtroni presion të vazhdueshëm mbi vesh për tre minuta. Përsëriteni këtë proces tri herë në ditë.veshi

Burimi: www.finelivingadvice.com

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit