Si të trajtoni dhimbjet e kokës përmes mjekësisë alternative!

Hysni Dankshi, mjek alternativ

dhimbje koke 67Dhimbjet e kokës janë të vazhdueshme dhe shkaqet janë të shumta e të ndryshmne si:  spondiloartroza e qafës, migrena, pagjumësia nga ngacmimet shpirtërore, sinusiti, gjendrat tiroide, pijet alkoolike, duhani etj.

  • Zieni farëra ftoi dhe lëngun e pini esëll ose sa të fillojë dhimbja. Pra, 20 fara në gjysmë gote ujë, të zihet 20 minuta. Të pihet nga 1 filxhan kafeje.
  • Merrni 3 lugë gjelle me gjethe rrodhëze dhe 3 lugë gjelle me gjethe të barit të bletës. Hidhni në 1 litër ujë dhe lerini të zihen 3-5 minuta, pastaj lereni lëngun në një enë të mbuluar për 20- 30 minuta. Kulloheni dhe konsumoheni 1 gotë 3 herë në ditë.
  • Një kokërr qepë shtypet me 1-2 lugë kafeje me kripë. Përzierja hidhet në napë dhe vendoset në ballë.
  • Përgatitet kafe sade (pa sheqer) në një filxhan kafeje të porsa zbrazur. Hidhni 10 -15 pika lëng limoni të freskët dhe pini nga një filxhan kafeje në raste dhimbjeje.
  • Kur keni dhimbje koke nga Migrena, pra kur vërehen shenjat paralajmëruese të saj, konsumoni 1-2 kokrra mollë jeshile, sidomos mollë vendi që janë më origjinale.
  • Edhe qepa me kripë ka dhënë rezultate të mira për pushimin e dhimbjes së kokës. Merret 1 kokërr qepë e grirë mirë dhe e shtypur mirë bashkë me kripë të hollë gjelle, duke e shtrirë mirë mbi një napë e dukeia vënë të sëmurit nga mbrapa në trurin e vogël gjatë natës. Këtë veprim e përsëritim 4-5 herë rresht në mbrëmje, derisa të përmirësohet.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura