Sheqeri krijon varësi si droga

Kemi dëgjuar për varësinë ndaj kafeinës, ilaçeve të gjumit, alkoolit etj. A mund ta shtojmë edhe sheqerin në këtë listë? Duke u bazuar tek studimet e fundit, ekspertët mendojnë se edhe sheqeri krijon po aq varësi sa edhe droga. sheqeri

Sipas ekspertëve, sa më shumë sheqerna të konsumoni, aq më shumë do keni nevojë për ta shtuar këtë dozë, sepse receptorët ngopen me sheqer, e nevojitet një dozë më e lartë që ju të merrni të njëjtën ndjesi dhe kënaqësi që merrnit në fillim. Nëse ndjeni një nevojë të vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira, pa arritur të ngopeni (sidomos në këtë periudhë të vitit), me siguri mund të keni krijuar varësi ndaj sheqerit pas periudhës së festave.

E keqja është se edhe shumica e ushqimeve dhe pijeve nëpër supermarkete përmbajnë sheqer, që do të thotë se edhe ata që nuk janë të varur ndaj sheqerit e gjejnë veten duke e konsumuar atë.

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon njerëzit që të konsumojnë jo më shumë se 6 lugë çaji në ditë. Konsumimi i tepërt i sheqerit ka çuar në rritjen e sëmurëve me diabet të tipit 2, me probleme kardiovaskulare, kancer, mbipeshë etj. Prandaj, për të qenë të shëndetshëm dhe në formë, është mirë që mos të konsumoni shumë shqer.

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Daily Mail

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?