47 punonjës të shkarkuar në Pukë: Protestë para spitalit

47 punonjës në Spitalin e Pukës kanë dalë sot në protestë pasi morën lajmin për shkarkim nga puna. Infermierët dhe sanitaret e pushuar nga puna thonë për mediat se e gjithë kjo është bërë për shkaqe politike, dhe jo se nuk plotësojnë kriteret.

proteste

Ata kërkojnë që t’u thuhet shkaku kryesor pse ndodhën këto largime. “U larguam padrejtësisht nga puna. Largimet tona janë politike, nuk ka kriter tjetër. Duam të na japin përgjigje pse u shkarkuam nga puna. Mes të larguarve ka edhe nëna me fëmijë jetimë”, thonë punonjësit, ndërsa protestojnë para spitalit të Pukës.

Në mbështetje të të larguarve nga puna kanë dalë edhe mjekët, të cilët kërkojnë ardhjen e ministrit të shëndetësisë që të sqarojë situatën.

“Nuk di nëse hiqen politikisht apo për shkak të shkurtimeve. Le të vijë vetë ministri dhe ta sqarojë situatën e krijuar këtu”, shprehet Dr. Hysni Shkjau./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?