Rrushi, fruti që mund t’ju vijë shumë në ndihmë, zbuloni pse!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

rrushi 9Flavonoidet,  kanë tërhequr vëmendjen e dietologëve, për aftësinë e tyre në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, duke zvogëluar rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Rrushi është frut shumë i pasur me flavonoide.
Por kërkimet tregojnë, për herë të parë, se ky frut mund të na ndihmojnë për të pasur një jetë shumë të mirë seksuale si dhe për të pasur peshën e dëshiruar.

“Ne jemi informuar për një kohë të gjatë se një dietë e pasur me fruta dhe perime ka shumë përfitime shëndetësore,” thotë Helen Bond, dietologe dhe zëdhënëse për Shoqatën dietike britanike.

Hulumtuesit nga Shkolla e Harvardit dhe Universiteti i East në angli morrën në studim 124.000 njerëz në gjithë SHBA mbi 24 vjet.

Ata që hanin ushqime të pasura flavonoide, ishin të prirur për të pasur peshë normale, gjithashtu patën humbje peshe modeste. Flavonoidet gjenden kryesisht në rrush, boronica, luleshtrydhe, qershi, manaferra dhe rrepka.

“Është e lehtë të shikoni në rezultatet dhe të vini re se personat që kanë konsumuar rrush kanë me të vërtetë ndryshime të vogla në peshë”, thotë autorja kryesore e studimit,  Monica Bertoia, nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard. “Profesor Cassidy, i universitetit të Harvardit, i cili ha dy racione rrush në ditë, thotë: “Ne ndoshta duhet të përpiqemi të përfshijmë rrushin në dietën tonë, në mënyrë ideale një herë në ditë.”

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit