Si të keni lëkurë të freskët dhe pa rrudha

Për gazetën “Shëndet+”, doktori i shkencave mjekësore, Sami Galanxhi

Vaji i bajameve të ëmbla shfrytëzohet në farmaceutikë dhe kozmetike për të përgatitur kremra dhe pomadë të ndryshme për trajtimin e lëkurës në kozmetikë. Këto pomada kanë veti freskuese – ftohëse – vaj bajamedëliruese – pastruese – elastike – ushqyese dhe shkëlqyese – rinuese – zbutëse dhe zbukuruese të lëkurës së fytyrës dhe të trupit.

Vaji i bajameve të ëmbla shfrytëzohet gjerësisht në kozmetikë si pomadë “maska kozmetike” përkundër lëkurës së thatë, të flashkët, të rrudhur, të plakur, të vishkur, 1-2 herë në ditë ose në 2-3 ditë. Lyejeni fytyrën me këtë vaj për të pasur lëkurë të mirë.

Për këtë qëllim në kozmetikë mund të shfrytëzohen edhe bërsitë – cipa e lëkurës së thelpinjve të bajames ose krundet e bajameve.

Meqenëse vaji i bajameve është deficitar dhe i shtrenjtë mund të zëvendësohet për të njëjtat qëllime edhe me vajrat e bimëve të tjera: vaji i pjeshkës, vaji i kajsisë, vaji i kumbullës.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit