Skandal! Spitali i Traumës nuk ka as hollues gjaku

Spitali Universitar i Traumës prej dy ditësh ka mungesë të Fraksiparinës (holluesi i gjakut), i cili i nevojitet çdo pacienti që kryen një ndërhyrje kirurgjikale.Spitali i Traumes

Sipas mjekëve, ky është një medikament jetik dhe themelor për këta persona, pasi është i domosdoshëm për të parandaluar trombozat.

“Kemi dy ditë që jemi të detyruar t’u themi familjarëve të pacientëve ta blejnë vetë në farmaci këtë ampulë. Ai është një injeksion i domosdoshëm që i bëhet çdo pacienti të operuar, injektohet nën lëkurë e nevojitet për një kohëzgjatje 2-3 javë pas operacionit. Fraksiparina hyn te medikamentet themelore dhe jetike, ndërkohë që në spital nuk kemi asnjë derivat tjetër që mund ta zëvendësojë”, shprehen mjekët e këtij spitali për mediat.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, çdo pacient ka nevojë për një ampulë në ditë dhe, meqë mungon në spital, i duhet ta blejë tek farmacitë private për 400-700 lekë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mungesa ka ardhur si pasojë e vonesës së dorëzimit të këtij medikamenti në kohë. “Tashmë janë kryer procedurat e prokurimit, ndërkohë që shkak për situatën te Spitali i Traumës është bërë vonesa e dorëzimit pas prokurimit. Besojmë se brenda pak ditësh do të bëhet furnizimi i domosdoshëm”, shprehen përfaqësues të MSH-së. /Shëndet+

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë