Shkodër, punonjësit e spitalit kundër largimeve nga puna

Blertina Koka / Shëndet+

Infermierët dhe sanitaret e spitalit të Shkodrës kanë protestuar sot kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për shkurtimin e 82 punonjësve nga detyra. proteste_ShkoderPunonjësit të cilët do të largohen nga puna kundërshtojnë këtë vendim, që sipas tyre është absurd dhe bie në kundërshtim me Kodin e Punës. Pjesa më e madhe e sanitareve, aty ku është edhe reparti më i prekur që parashikohen 65 largime, thonë se kanë mbi 20 vite në punë në këtë institucion.

Punonjësi e spitalit rajonal të Shkodrës janë mbështetur edhe nga sindikata në këtë protestë. Vetë kryeinfermieri i kirurgjisë, njëherësh kreu i Sindikatës së Shëndetësisë, Paolo Kaceri, e quan absurd këtë vendim, dhe i kujton ministrit Beqaj se spitali rajonal i Shkodrës nuk është pronë private.

“Spitali rajonal i Shkodrës aktualisht sot ka 787 punonjës nga të cilët do të largohen nga puna 82 punonjës. I bëjmë me dije zotit ministër se spitali rajonal i Shkodrës, sektori i shëndetësisë nuk është pronë private, për të bërë ministri ça t’i thotë koka. Është sektor publik i rëndësisë së veçantë. Ajo që ngulim këmbë është se sindikata në shenjë të dialogut, kërkojmë tavolinë bisedimesh me punëdhënësin e spitalit rajonal Shkodër për të gjetur rrugën e zgjidhjes”, u shpreh për mediat kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Paulo Kaceria.

Infermierët dhe sanitarët premtojnë se do përshkallëzojnë protestën e tyre./ shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?