Pasi të lexoni këtë, nuk do t’i hidhni më guaskat e vezëve

Pështati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Të gjithë i hedhim guaskat e vezëve pasi na duken të pa dobishme. Por nuk duhet t’i hedhim më, pasi ato i sjellin përfitime shëndetit. vezeGuaskat e vezëve përmbajnë 90% kalcium, i cili është shumë i nevojshëm për trupin. Kalciumi nuk nevojitet vetëm për kockat, por edhe për nervat, muskujt etj. Kalciumi që gjendet tek guaskat e vezëve është i njëjti me atë që janë bërë kockat dhe dhëmbët e njeriut.

Sipas disa studimeve të kryera nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit, pluhuri i krijuar nga guaskat e vezëve absorbohet lehtësisht në trup dhe sjell një sërë përfitimesh shëndetësore, si forcon kockat, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Gjysmë luge çaji me pluhur nga guaskat e vezëve përmban rreth 1000-1500 mg kalcium, që rekomandohet të merret nga të rriturit çdo ditë.

Ja një mënyrë e thjeshtë për përdorimin e guaskave të vezëve:

  1. Zieni mirë guaskat që të vrisni bakteret e dëmshme.
  2. Pastaj hidhni në një mulli dhe shtypini mirë deri sa të kthehen në pluhur.
  3. Pluhurin ruajeni në frigorifer dhe merrni nga një lugë çdo ditë, ku mund ta hidhni në lëng frutash, ta përzieni me mjaltë ose në ushqim / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit