Ja çfarë ndodh nëse e teproni me konsumimin e arrave (dhe frutave të tjera të thata)

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Konsumimi i arrave dhe frutave të tjera të thata si lajthi, stika, bajame etj është shumë  i dobishëm për shëndetin. Megjithatë, përdorimi i tepërt i tyre mund të ndikojë negativisht në trupin tuaj. Ja disa nga efektet negative që sjell konsumimi i tepërt i arrave dhe frutave të thata:

arraProbleme me tretjen: megjithëse disa thelpinj arre mund të përmirësojnë tretjen, teprimi i tyre mund të çojë në efekte të kundërta. Arrat japin ndjesinë e ngopjes dhe nëse hani më shumë seç duhet, mund t’ju shkaktojnë fryrje të stomakut dhe mund t’ju ngadalësojnë tretjen.

Shtim në peshë: studime të shumta shkencore thonë se arrat promovojnë rënien në peshë, sigurisht nëse konsumohen në sasi të moderuar. Megjithatë, nëse hani shumë arra mund t’ju bëjnë të fitoni disa kilogram sepse ato përmbajnë shumë yndyrë.

Konsumimi i tepërt i frutave të thata në baza ditore mund të çojë edhe në dhimbje muskujsh, inflamacion dhe rritjen e yndyrnave në gjak. Prandaj është mirë që mos ta teproni me sasinë, çdo gjë duhet konsumuar me moderim. / www.shendeti.com.al / Burimi: healthyfoodstar

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës