Çaji ndihmon në forcimin e kockave

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Harrojeni qumështin, çaji mund të jetë sekreti për të pasur kocka të forta. Studimet e fundit kanë treguar se personat që konsumojnë çaj kanë kocka më të fortë dhe janë më pak të rrezikuar për të pësuar fraktura të dhimbshme. Vetëm tri filxhanë çaj në ditë ulin rrezikun për të pësuar fraktura me  30%. Studiuesit australianë mendojnë se çaji duhet të përfshihet patjetër në dietën ushqimore për të parandaluar frakturat.caji

Sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Osteoporozës, më shumë se 200 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga sëmundja e osteoporozës. Në SHBA dhe Evropë gati 30% e femrave që janë në menopauzë vuajnë nga kjo sëmundje, dhe të paktën 40% e këtyre grave dhe më shumë se 30% e meshkujve pësojnë fraktura gjatë jetës së tyre si rezultat i kësaj sëmundje. Studiues nga Universiteti Flinders, në Australinë Jugore, monitoruan shëndetin e gati 1200 grave të moshuara për 10 vjet.

Vullnetarët që morën pjesë në studim ishin mesatarisht rreth 80-vjeç dhe u pyetën për dietën ushqimore, në veçanti për sasinë e çajit që konsumonin çdo ditë. Nga anketimi, studiuesit dolën në përfundimin se femrat që kishin pirë të paktën 3 filxhanë çaj në ditë ishin më pak të rrezikuara për të pësuar thyerje të kockave gjatë një dekade, në krahasim me pjesën tjetër të femrave që kishin konsumuar rrallë çaj ose asnjëherë.

Gjithashtu, në këtë studim u vu re se faktorë të tjerë që dobësojnë kockat ishin pirja e duhanit dhe moskryerja e ushtrimeve apo aktivitetit fizik. Mendohet se substancat bimore, si flavonoidet, forcojnë kockat duke shpejtuar rritjen e qelizave të reja për kocka dhe ngadalësojnë procesin e gërryerjes së kockave aktuale.

Flavonoidet gjenden tek frutat dhe perimet, megjithatë çaji është burimi kryesor i këtyre substancave bimore shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, të cilët nuk forcojnë vetëm kockat, por janë të mirë edhe për zemrën.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë