Ja pse duhet të konsumoni 1 lugë vaj ulliri çdo mëngjes

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Vaji i ullirit nuk përdoret vetëm në kuzhinë, por edhe në mjekësi, farmaci apo për higjienën personale. Ajo çka e bën vajin e ullirit një super ushqim është niveli i lartë i yndyrave mono të pangopura, sidomos acidit oleik dhe antioksidues të ndryshëm. Për shkak të përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit, vaji i ullirit është quajtur ndryshe “mrekullia mesdhetare”.vaj ulliri

Nëse do të konsumoni 1 lugë çaji vaj ulliri çdo mëngjes, ju do të parandaloni këto sëmundje:

  1. Sëmundjen e dementias

Një nga shkaktarët e sëmundjes së alcejmerit është rritja e akumulimit të amino acideve në tru. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino acideve dhe t’i spastrojë ato.

  1. Parandalon kancerin

Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit.

Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.

  1. Ul nivelin e sheqerit në gjak

Konsumimi i vaj të ullirit ekstra të virgjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Përfitime të tjera shëndetësore të vajit të ullirit:

  • Forcon sistemin imunitar: antioksiduesit tek vaji i ullirit mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet.
  • Mbron zemrën: vaji i ullirit ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit.
  • Ndihmon në rënien në peshë – vaji i ullirit ju ndihmon të digjni sasinë e dhjamit të tepërt, sigurisht i kombinuar me dieta dhe ushtrime.

Ja sa vaj ulliri duhet të konsumoni çdo ditë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme:

  • Për tretjen: 30 ml vaj ulliri
  • Për tensionin e lartë të gjakut: 30-40 ml vaj ulliri ektra të virgjër, si pjesë të dietës. Një opsion tjetër është duke përdorur 400 mg të sktrektit të gjethes së ullirit 4 herë në ditë.
  • Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës: 50 ml në ditë.
  • Për kolesterolin e lartë: 23 ml vaj ulliri çdo ditë (rreth 2 lugë çaji).

Burimi: My iLifestyle / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit