Ja si të përmirësoni kujtesën, parandaloni kancerin, qetësoni dhimbjet, reduktoni stresin etj me një produkt të vetëm

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Që në kohët e lashta e në mesjetë rozmarina është përsorur si një bimë medicinale. Paracelsus, një mjek gjerman, përkrahës i fortë i mjekësisë bimore e konsideroi rozmarinën dhe vajin esencial të saj si një medikament të çmuar për trajtimin e disa sëmundjeve. Vaji i rozmarinës është përdorur për mijëra vjet si mjet efektiv për të përmirësuar kujtesën, për të lehtësuar tretjen, për të lehtësuar dhimbjet e muskujve etj. Ky vaj është konsideruar “i shenjtë” nga grekët e lashtë, romakët, egjiptianët dhe hebrenjtë.

Sipas hulumtimeve thuhet se vaji i rozmarinës mund të shërojë indet neurologjike dhe funksionin e trurit. Rozmarina përmban një lëndë kimike të quajtur karnosol, element i cili është i njohur për vetitë e tij anti-kancerogjene dhe anti-inflamatore. Karnasoli është një element shumë i mirë dhe efektiv në trajtimin e kancerit të prostatës, gjirit, lëkurës, leukemisë dhe zorrës së trashë.

vaj rozmarinePërveç këtyre vaji i rozmarinës është shumë efektiv edhe për:

Rritjen e flokëve: në 150ml shampo shtoni 10 pika vaj esencial rozmarine dhe lajeni kokën si normalisht. Kjo mënyrë do të ndalojë rënien e flokëve, do të trajtojë lëkurën e kokës dhe do të promovojë rritjen e flokëve në mënyrë të shëndetshme.

Përmirësimin e kujtesës: dijetarët grekë e kanë përdorur rozmarinën për të përmirësuar kujtesën në rastet kur kishin provime. Vaji i rozmarinës përmirëson ndjeshëm performancën dhe cilësinë e përgjithshme  të kujtesës dhe rrit vigjilencën, kjo gjë mund të arrihet nëpërmjet aromaterapisë.

Detoksifikon mëlçinë dhe përmirëson funksionin e tëmthit: rozmarina nxit thithjen e lëndëve ushqyese dhe parandalon mbikarkesën toksike në këto organe.

Ul nivelin e kortizolit: një studim japonez ka treguar se vaji i rozmarinës zvogëlon nivelet e kortizolit dhe mbron trupin nga sëmundjet kronike për shkak të stresit oksidativ.

Ju mund ta përdorni vajin e rozmarinës në gatime të ndryshme, duke shtuar vetëm 3-4 pika ose përmes metodës së aromaterapisë. / www.shendeti.com.al / Burimi: naturalnews.com /

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin