Kjo sëmundje neuro-sfilitese prek mbi 30milionë të moshuar në mbarë botën. Pacientët fillojnë të humbin memorien dhe orientimin me përshkallëzim të situatës me kalimin e viteve. Janë disa ushqime që kanë treguar efekt parandalues për këtë sëmundje por, vetëm së fundmi është evidentuar edhe çaji i malit si një ndër to.
Një studim në fakultetin Magdeburg të Gjermanisë ka treguar se konsumi i vazhdueshëm i çajit të malit, e kufizoi deri ne 80% dëmtimin e trurit, në eksperiment në minj.
Më pas, ky studim u zbatua edhe në njerëz dhe rezultatet ishin tepër optimiste. Prandaj, mos hezitoni ta konsumoni sa më shumë çajin tonë, çajin që ka shoqëruar breza e breza të paraardhësve tane!/Blerina Bombaj, dietologe


