27-vjeçarja ka fobi ëmbëlsirat

embelsirat

Shumica prej nesh do të ishim shumë të lumtur të hanim ëmbëlsira për mëngjes, drekë ose darkë, nëse do të kishim mundësi. Por për Rachael Lee është një makth i vërtetë. 27-vjeçarja i ka fobi ëmbëlsirat, pasi ka kaluar një traumë me to në fëmijëri. Kur ishte nëntë muajsh ajo u sëmur rëndë pasi hëngri një copë ëmbëlsirë, dhe që atëherë atë e kap paniku sa herë që sheh ëmbëlsira.

Ajo tmerrohet sapo ndjen erën e ëmbëlsirave, dhe nuk mund të shkojë as në një furrë buke apo pastiçeri. “Mjafton vetëm era e ëmbëlsirës që të sëmurem. Nuk mund të shkojë as në ndonjë kafe ose furrë buke, nëse aty ka ëmbëlsira,” tregon vajza.

Ajo madje nuk mund të shikojë edhe në televizor ndonjë njeri duke ngrënë ëmbëlsirë, pasi e kap paniku. “Vetëm duke parë një njëri në televizor duke ngrënë ëmbëlsira më kap paniku. Është si një film horror për mua”.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Metro.co.uk

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?