Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Mjekësia egjiptiane është një nga më të vjetrat të dokumentuara ndonjëherë. Nga shekulli i 33-të deri në pushtimin persian në 525 para Krishtit, praktika mjekësore egjiptiane ka mbetur e qëndrueshme në metodat e saj shumë të avancuara për kohën. Homer ka shkruar edhe në veprën e tij Odisea: “Në Egjipt, burrat janë më të aftë në mjekësi se ne në çdo fushë tjetër” .
Papirusi Edwin Smith tregon shumë për mjekësinë popullore egjyptiane, duke e paraqitur si një manual të të mësuarit. Metodat për trajtim të sëmundjeve të ndryshme përfshijnë, perimet, frutat, mineralet, praktikën empirike dhe atë të vëzhgimit. Papirusi gjithashtu e njeh zemrën si qendër të furnizimit me gjak.
Edhe kurimi i çrregullimeve mendore, depresioni dhe skizofrenia janë të detajuara në një nga kapitujt. Egjiptianët trajtonin sëmundjet zorrëve dhe parazitet, sëmundjet e syve dhe lëkurën me probleme, madje edhe tumoret.
Sëmundjet nuk ishin të pazakonta në Egjiptin e lashtë. Ka pasur shumë persona me probleme të lëkurës nga ujrat e lumit Nil. Ftohjet dhe tuberkulozi ishin gjithashtu të zakonshme, sëmundjet e transmetuara nga kafshët gjithashtu, pneumonia në mushkëri ishte e zakontë gjatë stuhive të rërës. Por mjekët egjiptianë përdorën më së miri burimet natyrore që gjendeshin rreth tyre, për të trajtuar këto sëmundje. Shumë nga metodat e tyre janë edhe sot shumë praktike dhe konsiderohen pjesë e rëndësishme e mjekësisë alternative.
Burimi: http://www.topnaturaltips.com/shendeti.com.al


