A është kjo kura për kancerin?

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë arritur në një nivel të ri sa i përket betejës për të gjetur kurën e kancerit. Ata njoftuan dje se kanë gjetur një trajtim të ri, revolucionar, i cili do të ndalojë rikthimin e kancerit.kancer

Ky trajtim, i quajtur “ilaçi jetësor”, do të veprojë në të njëjtën mënyrë si vaksinat, duke lajmëruar vazhdimisht për rikthimin e sëmundjes.

Vogëlushja britanike Layla Richards është i pari person në botë që ka përfituar nga një teknikë e re e modifikimit të gjeneve, ku modifikohen qelizat imune për të luftuar qelizat kancerogjene.

Mjekët kanë hequr nga pacientja qelizat T, qelizat e bardha që zakonisht luftojnë viruset dhe bakteret, dhe i kanë modifikuar gjenetikisht. Qelizat e modifikuara janë rritur në një laborator, dhe më pas janë injektuar tek pacientja për të shkatërruar qelizat kancerogjene.

Shkencëtarë nga e gjithë bota po përpiqen të perfeksionojnë teknikën duke kryer eksperimente të ndryshme. Teknika është përdorur edhe nga Instituti Shkencor “San Raffaele” në Milan, ku mjekët kanë injektuar qelizat T tek 10 pacientë dhe i kanë vëzhguar se sa shumë zgjasin në trupin. Sipas mjekëve, një tip i qelizës T mbijetoi për 14 vite.

Dr. Chiara Bonini thotë se këto qeliza mund të zgjasin gjatë gjithë jetës. Nëse do të arrijnë të shkatërrojnë qelizat kancerogjene, ato mund të mbrojnë trupin vit pas viti dhe të ndalojnë rikthimin e kancerit. Teknika ka rezultuar e suksesshme tek 94% e rasteve.

Për shkencëtarët ky zbulim i ri mund të konsiderohet një arritje e rëndësishme. Ata shpresojnë se kjo terapi të ndihmojë në shpëtimin e jetës së njerëzve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj