Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare, në kuadër të një projekti kundër korrupsionit në shëndetësi, të financuar nga Ambasada Amerikane, ofron avokat falas për pacientët që dëshirojnë të denoncojnë korrupsionin në shëndetësi.
Gjatë muajit janar Qendra ka shpërndarë postera dhe fletëpalosje kundër korrupsionit nëpër qendrat shëndetësore dhe spitalet e Tiranës. Në këto materiale, ndër të tjera, pacientët informohen për adresat, numrat e kontaktit ku mund të denoncojnë korrupsionin, si dhe për faktin që nëse kërkojnë mbështetje ligjore, qendra u ofron avokat falas.Më poshtë janë edhe numrat e telefonit dhe adresat, ku qytetarët mund të ankohen:
· Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë:
Adresa: Rruga “Haxhi Hysen Dalliu”, Tiranë;
· Në faqen elektronike të qeverisë: http://stopkorrupsionit.al/ shendetesia
· Në faqen elektronike të policisë së shtetit: http://www.asp.gov.al/denonco_ ka/.
Nëse mjeku ka shkelur me ju etikën profesionale mund të ankoheni tek:
Urdhri i Mjekëve:
Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
Adresa : Rr. Belul Hatibi – Poliklinika Nr. 10 Tiranë
04 2 340 458 / 04 2 340592
Avokati falas i Qendrës mund të kontaktohet në numrat e telefonit:
044511340, 0665703713


