Kujdes! Gjumi i tepërt ju rrezikon nga kjo sëmundje

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

gjume_studim

Nëse flini më shumë seç duhet, ju mund të vini shëndetin tuaj në rrezik. Një studim i ri ka treguar se fjetja më shumë se tetë orë në natë rrit shanset për të pësuar ndonjë goditje në tru.

Disa shkencëtarë nga Universiteti i Mjekësisë në Nju Jork kanë zbuluar se rreziku për të pësuar një goditje në tru rritet me 146% tek personat që flenë më shumë se 8 orë, ndërsa tek ata që flenë më pak se 7 orë rreziku rritet me 22%. Shkencëtarët analizuan faktorët që ndikojnë tek kjo sëmundje, si mënyra e jetesës, mosha, etnia etj, tek më shumë se 288 mijë të rritur, të cilët morën pjesë në studim nga viti 2004 deri në vitin 2013.

Që të mos keni probleme me shëndetin, rekomandohet që të flini 7-8 orë në natë, dhe të kryeni ushtrime fizike 30-60 minuta në ditë. Goditjet në tru ndodhin si rezultat i dëmtimit të enëve të gjakut që furnizojnë trurin. Kjo sëmundje është shkaktari i tretë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Disa nga faktorët që shkaktojnë goditje në tru janë: duhani, alkooli, mbipesha, dieta e varfër ushqimore, moskryerja e ushtrimeve fizike etj. (lexo më tepër këtu)

Cilësia e keqe e gjumit mund të dëmtojë kujtesën, tkurr trurin dhe rrit nivelet e stresit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi