Cilat janë shkaqet e goditjes në tru?

Nga neurokirurgu Sokrat Xhaxho

Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Shkak kryesor është sëmundja e arterosklerozës që zë pjesën dërrmuese të rasteve. Gati 70-75% të rasteve kanë këtë si shkak.

Shkaqet e tjera janë sëmundjet e zemrës; Çrregullimet e koagulimit të gjakut të cilat mund të jenë të lindura apo të fituara gjatë jetës. Sigurisht këto duhen dalluar shkaqet nga faktorët e rrezikut

truri probNga faktorët e rrezikut përmendim tensionin e lartë. Konsiderohet i lartë kur është matur disa herë dhe e ka kaluar 14 me 9. Kur e kalon disa herë, është një lloj kambane alarmi. Nëse dikujt i ndodh një luhatje e tillë me tensionin, duhet ta kontrollojnë tek mjeku specialist për të bërë ekzaminimet dhe për të gjetur shkakun se përse ka ndodhur tensioni dhe të mjekohet.

Faktor tjetër rreziku është diabeti. Sëmundja diabetike në të gjithë popullatën nuk trajtohet mirë. Kur doktori i diabetit thotë që duhet të qëndrosh me insulinë, duhet të qëndrosh me insulinë. Mos të nisen nga teori të tilla: jam i ri; mamaja ime qëndroi pa insulinë ose kur u vu në insulinë u rëndua etj, se ka plot debate të tilla.

Duhani. Sot më erdhi një i sëmurë i moshës 60-vjeçare që prej 40 vjetësh pinte 40 cigare në ditë. Duhani është faktori numër 1. Zero cigare.

Alkooli. Kur abuzohet vërtet shumë me të.

Jeta sedentare. Njerëzit që lëvizin pak në këmbë, që bëjnë pak ushtrime fizike ose që merren pak me sport janë të prirur të kenë sëmundje cerebrovaskulare.

Përsa i përket gjenetikës. Trashëgohet mundësia. Nëse një person ka pasur babanë që ka pësuar infarkt në tru apo në zemër dhe vazhdon të pijë duhan si babai, atëherë ka shumë mundësi që edhe ai ta manifestojë infarktin në zemër ose në tru.

Dieta e çrregullt. Një dietë e pasur me kripëra, një dietë e pasur me yndyrna shtazore. Ajka e qumështit përshembull, ka disa njerëz 70 vjeç që e duan shumë, por nuk është e mirë. Dietë e pasur me brumëra, është dietë që prir apo është faktori i madh risku për sëmundjet cerebrovaskulare, për infarkte të trurit.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?