Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Shpesh ndodh të kemi probleme me këmbët, si infeksione fungale apo probleme të ndryshme me kallot. Për fat të mirë ekzistojnë mënyra të shumta alternative që ju vijnë në ndihmë në të tilla raste dhe larësi i gojës (listerina) në këtë rast është ilaçi i duhur.
Nëse vendosni këmbët çdo ditë për gjysmë ore në ujë të përzier me listerinë, do të eliminoni infeksionet fungale, pasi ky produkt ka përbërës të rëndësishëm që mund të kurojnë këto infeksione, si alkool, lëng limoni apo uthull.
Për të kuruar infeksionet e këmbëve ekzistojnë edhe alternativa të tjera efektive, të cilat mund t’i praktikoni në shtëpi dhe nuk kërkojnë shpenzime të mëdha. Përdorimi i kripës është një nga alternativat më efikase pasi ajo përmban sulfate magnezi e cila zvogëlon dhimbjen dhe inflamacionin. Në një legen me ujë të ngrohtë hidhni pak kripë dhe mbani këmbët për 20 minuta, dhimbjet dhe inflamacioni do të reduktohen ndjeshëm.
Burimi: naturalcuresandhomeremedies.com/http://shëndeti.com.al


