Gjithçka është e shkruar në fytyrë: Ja çfarë tregon profili i fytyrës për personalitetin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kur takoni një person për herë të parë, gjëja e parë që vini re është forma e fytyrës. Sipas shkencës së fizionomisë, fytyra është pasqyrë sipas së cilës njeriu njihet, e bazë e kësaj është që secili prej nesh paraqet një enciklopedi të gjallë të zhvillimit fizik, intelektual, emocional dhe shpirtëror.fytyre

Termi i fizionomisë është përdorur për herë të parë në shkrimet e Aristotelit, i cili besonte se njerëzit kanë karakteristikat e një kafshe të veçantë, i cili i kujtonte pamjen e tij/saj. Sot, kjo shkencë po përdoret nga shumë biznese për të zbuluar tipin e një personi, si në polici, në kompanitë e mëdha apo në institucione të tjera.

Ja çfarë tregon profili i fytyrës për personalitetin tuaj:

Profili konkav

Njerëzit me këtë profil kanë ballin dhe nofullën e poshtme më të dalë, ndërsa buzët i kanë më të vogla. Ata janë më të avashtë në të folur dhe veprime, por janë më të vendosur. Njerëzit me këtë profil janë gjithashtu serioz dhe të besës. Një tjetër karakteristikë e tyre është se janë të qetë dhe mendohen shumë para se të flasin. Ata kanë kujtesë shumë të mirë dhe mund të shprehin influencën e tyre. Këta njerëz nuk janë të ligë, megjithatë shpesh mund të bëhen hakmarrës.

Profili vertikal

Këto njerëz ëndërrojnë shumë. Edhe pse duken të qetë dhe mendjehollë, ata mund të bëhen shumë kokëfortë dhe këmbëngulës. Këta njerëz nuk e pranojnë asnjëherë disfatën dhe janë shumë kureshtarë, kërkojnë gjithmonë për kuptimin dhe esencën e gjërave. Njerëzit me këtë profil janë gjithashtu racional gjatë gjithë kohës, të vrazhdë dhe t’i thonë gjërat në sy. Ata mbarojnë gjithçka që kanë nisur, edhe pse u duhet të heqin dorë nga diçka tjetër. Duke qenë ambiciozë në natyrë, ata nuk lënë asgjë përgjysmë.

Profili konveks

Njerëzit me këtë profil kanë buzë të mëdha dhe nofullën e mësipërme të dalë, ndërsa mjekrën e kanë më të vogël. Këta njerëz mendojnë dhe reagojnë shpejt. Ata janë njerëz praktikë, vëzhgues, të interesuar në fakte dhe oratorë shumë të mirë. Këta njerëz janë gjithashtu shumë energjikë, impulsivë, të aftë dhe punëtorë shumë të mirë. Ata janë shumë entuziastë dhe besojnë në sukses. Në pjesën më të madhe të rasteve, ata janë individualë, megjithatë ndodh që të bëhen edhe rebelë.

Ata nuk janë dëgjues të mirë, duke qenë se ju mungon përqendrimi, por pëlqejnë shumë të flasin. Këta njerëz pëlqejnë eksperiencat e reja dhe marrin vendimin e duhur menjëherë.

Burimi: My iLifeStyle / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë