Vetëvrasje tek Sanatoriumi, i sëmuri hidhet nga kati i katërt i spitalit

Spitali Universitar Shefqet Ndroqi

Një 64-vjeçar, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë, është hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit në periferi të Tiranës. Policia bëri të ditur se  shtetasi Sh. K., 64 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ai ka qenë i shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Me datë 22.02.2016, në Spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, nga kati i katërt i spitalit  është hedhur shtetasi SH.K., 64 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. SH.K., ka qenë i shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pak çaste para se të vetë hidhej nga lartësia, i ka kërkuar vajzës së tij t’i marrë diçka në dyqan, dhe sapo ajo është larguar nga dhoma e spitalit, Sh. K. është vetë hedhur./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë