E moshuara lidhet me litar në azilin privat

e moshuara e lidhur me litar

Emisioni Investigativ “Fiks Fare” ka bërë publik rastin skandaloz të keqtrajtimit të një të moshuare, në qendrën jopublike “Joshua Center”, në Tiranë. Gruaja e sëmurë qëndron gjithë kohës e lidhur me litar, me justifikimin se është e sëmurë mendore dhe agresive. Gazetarët e emisionit hynë në qendër dhe e gjetën gruan të lidhur pas karriges.

Një nga punonjëset tregon se ajo është agresive dhe për këtë arsye e lidhin. Ndërkohë që kjo e moshuar ka nevojë për trajtim mjekësor dhe mund të kurohet në një institucion të specializuar. Një ish punonjës i kësaj qendre, i cili kërkoi që të mbetej anonim, tregoi për kamerën e Fiks fare se kishte punuar për disa vjet në këtë qendër, por nuk i kishin derdhur kontributet pranë ISSH.

Në momentin kur ai kishte kërkuar t’i paguheshin sigurimet për vitet e punës, kishin ndërprerë marrëdhëniet financiare me të. Ish punonjësi tregon se në këtë qendër qëndrojnë në të njëjtin ambient të sëmurë dhe jo të sëmurë. Në mjaft raste, sipas ish punonjësit edhe është ushtruar dhunë ndaj këtyre të moshuarve dhe te familjarët e tyre janë justifikuar me faktin se i moshuari mund të jetë rrëzuar. Ish punonjësi tregon se është ankuar në të gjitha institucionet, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Gazetarët i janë drejtuar Drejtorisë së Inspektimit të Standardeve Shoqërore pranë Inspektoratit Qendror. Drejtorja e këtij institucioni tregon se kanë bërë inspektime të shumta në qendrat sociale dhe kur kanë evidentuar keqtrajtime kanë urdhëruar mbylljen e tyre./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak