Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Dieta e varfër ushqimore, mungesa e aktivitetit fizik, stresi, pirja e duhanit, janë vetëm disa nga shkaqet që ndikojnë në problemet me tretjen. Kjo gjendje ju çon në dhimbje barku, urth, të përziera, parerhati etj.
Sipas një studimi australian thuhet se perimet me gjethe jeshile luajnë një rol shumë të rëndësishëm në aktivitetin e zorrëve, përmirësimin e tretjes dhe parandalimin e përhapjes së baktereve të dëmshme. Ja disa kombinime që do t’ju vijnë në ndihmë nëse vuani nga problemet e tretjes:
- Valoni 1 litër ujë më disa gjethe borziloku dhe disa kajsi të thata. Lëngun pijeni 2-3 herë në ditë përpara se të konsumoni vaktet.
- Në 200 ml kos pa yndyrë përzieni 10 gram xhenxhefil të freskët të grirë, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë lëng limoni të freskët. Hajeni 1 orë para se të shkoni të flini.
- Në 150 ml kos pa yndyrë hidhni 50 ml lëng kumbullash të thata dhe 1 lugë gjelle qimnon. Konsumojeni në mëngjes dhe në darkë.
www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth /


