Kujdes/ Ky produkt higjienik shkakton kancer të vezoreve

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Gjiganti farmaceutik Johnson & Johnson duket t’i paguajë 72 milionë dollarë familjes së një zonje e cila humbi jetën si pasojë e kancerit në vezore të shkaktuar nga pudra pluhur për bebe.Johnson & Johnson. Një gjykatë në St Louis, Missouri, vendosi të padisë kompaninë pasi nuk i ka paralajmëruar përdoruesit për rreziqet që vijnë nga produktet e saj, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Amerikane e Kancerit në vitin 1999.

Kompania Johnson & Johnson po përballet aktualisht me 1200 padi në SHBA nga klientë të cilët thonë se nuk janë paralajmëruar për rreziqet.

Zonja Fox kishte 35 vite që përdorte dy produkte të kompanisë, pudrën për bebe dhe shampon “Shower to Shower”, ndërsa para tre vitesh u diagnostifikua me kancer në vezore. Ajo ndërroi jetë vitin e kaluar si pasojë e kancerit të vezoreve.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar