SHBA ofron mbështetje për Shqipërinë në fushën e shëndetësisë

Në kuadrin e vizitës së punës në SHBA, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, u prit dje (23/02/2016) në një takim zyrtar nga Asistent Sekretari i Departamentit të SHBA-së për Shëndetin dhe Shërbimet Njerëzore, Ambasadori Jimmy Kolker dhe z. Peter Schmeissner, Drejtor për Evropën dhe Euro-azinë.SHBA-Shqiperi

Në takim bashkëbiseduesit diskutuan për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e kujdesit shëndetësor, në kuadrin e partneritetit strategjik të nënshkruar vjet ndërmjet dy qeverive.

Pasi bëri një përshkrim të situatës së kujdesit shëndetësor në vend, Ministri Beqaj solli në vëmendjen e zyrtarit të lartë amerikan të shëndetësisë një vlerësim të sfidave me të cilat përballet sistemi shqiptar i kujdesit shëndetësor, si dhe një pasqyrë të programeve që po zbatohen në përmbushje të Programit të Qeverisë për vendosjen në vend të sistemit të kujdesit shëndetësor me Mbulim Universal. Në takim u diskutua gjithashtu për uljen e çmimit të barnave, edhe nën dritën e zhvillimeve më të fundit në SHBA me situatën e çmimeve të barnave.

Ndërkohë, nga ana e tij, Ambasadori Kolker e siguroi kreun e shëndetësisë shqiptare për mbështetje për sa i përket forcimit të kapaciteteve shqiptare në përgjigjen ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të ndryshme epidemiolojike, forcimit të kapaciteteve të spitalit infektiv, si dhe përgjigjes së urgjencës mjekësore në rastet e përhapjes së infeksioneve epidemike.

Ministri Beqaj, i shoqëruar nga një ekip drejtuesish të lartë të shëndetësisë, vijon takimet me drejtues dhe përfaqësues të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe në kuadrin e vizitës së punës që po kryen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?