Peter J. D’Adamo
Grupi A duhet t’i shohë këta përbërës më shumë se sa rregullues të shijes. Një kombinim i përshtatshëm i tyre mund të fuqizojë në mënyrë të rëndësishme sistemi e tyre imunitar. Për shembull prodhimet që kanë si bazë sojën mund të jenë shumë të rëndësishme për grupin A. Sheqeri dhe çokollata janë të
lejueshme për grupin A, por në sasi të kufizuara. Përdorni sa më pak sheqerin e bardhë të përpunuar. Studimet e fundit kanë treguar se sistemi imunitar bëhet më i plogësht për disa orë pas konsumit të tij. erëzat, bimët e thara, dhe përpunimet e tjera që janë të dobishme mund të përdoren në sasi të mëdha.
Shumë të dobishme – Hudhra, xhenxhefili, salcë soje, tamari.
Neutralë– Gjethe dafine, shurup nga oriz i pazhveshur, mendër, majdanoz, çokollata, kripë, sheqer kafe, kripë, borzilok, miell misri, mjaltë, mustarda e thatë, kanella, fiq, vanilje.
Të dëmshëm – Xhelatinë, piper pluhur i bardhë, uthulla


