Vaji i rozmarinës, ja si përgatitet në shtëpi

Arlinda Gjypi, gazeta “Shëndet+”

Vajrat e bimëve mund të bëhen edhe vetë në shtëpi në mënyra shumë të thjeshta. Për të përfituar vajin e rozmarinës, mjafton të keni vaj ulliri, si dhe rozmarinë të thatë ose të njomë.

rozmarine cajKështu, ju nevojitet që të merrni një kavanoz 500 ml të cilën ta mbushni plot me bimën e rozmarinës dhe pastaj të hidhni vaj ulliri.

Mbylleni kavanozin mirë me kapak dhe vendoseni në një vend me diell për 3 javë. Në krye të tre javëve, kullojeni përzierjen dhe përdoreni vajin për çfarë të dëshironi.

Personat që e kanë përdorur për flokët, kanë raportuar për gazetën “Shëndet+” se kanë pasur efekte shumë të mira.

Kini parasysh që vajrat rrojnë deri në një vit nëse mbahen në vende të freskëta dhe të errëta. Megjithatë kur përgatiten të freskët, janë më të efektshëm./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025