Dorëhiqet drejtori i spitalit të Lushnjës; shkarkohen nga puna edhe 35 punonjës

Spitali Ihsan Çabej

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Ramazan Doko ka dhënë dorëheqjen sot përmes një konference për shtyp. Gjatë fjalës, ai deklaroi se dorëheqja ka të bëjë me motive familjare dhe se është i paaftë për të mbajtur këtë detyrë. “Kam pasur shumë projekte të cilat nuk munda t’i realizoja dot”, ka thënë Doko.

Shkarkimi i tij vjen në një kohë kur 35 punonjës të këtij spitali kanë marrë letrën për shkarkim nga puna me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët ditën e nesërme nuk do të shkojnë në punë.

Vetë punonjësit që do të largohen kanë kërkuar një zgjidhje. Ata kanë deklaruar se një nga shkaqet e dorëheqjes së drejtorit është dhe largimi i tyre. / http://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë